PAJAZITI PAS NDESHJES
Vështirë por nuk dorëzohemi
1 May, 2016 @19:08
Edhe pse ishin në disavantazh 3-0, skuadra e Dritës reagoi mirë duke shënuar dy herë ndaj Prishtinës në kryeqytet, mirëpo kjo nuk mjaftoi që gjilanasit të largoheshin me pikë nga fusha. Kjo humbje bën që misioni ‘mbijetesa’ të komplikohet edhe më tepër.
“Edhe para kësaj ndeshje, e sidomos pas kësaj humbje, nuk jemi, por edhe s’kemi qenë në pozitë të mirë dhe natyrisht se deri në javën e fundit nuk ka të sigurt asnjë gjë, e edhe sikur sot të kishim nxjerrë pikë.
Ajo çfarë më bën të lumtur sot është reagimi i skuadrës me 2 gola edhe përkundër disavantazhit dhe shpresoj që këtë ta bëjmë edhe në të ardhmen, pra po flas për lojën që bëmë pas pësimit të golave. Sepse, ndoshta presioni i pikëve, e ndoshta i rëndësisë shumë të madhe të një pike e lëre më shumë, nuk po na lejon të dalim në lojën tonë.
Mirëpo s’po na përcjell as fati pas dy mungesave të theksuara në ekip. Por, ne nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë luftën. Asgjë nuk ka përfunduar këtu.” - u shpreh pas ndeshjes Sadat Pajaziti, kryetrajneri i Dritës.
Pak para fundit, Drita ndodhet në pozitën e 10 dhe mbijetesa është qëllimi kryesor në ndeshjet e mbetura.