Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKËNDERBEU

Vetëm fati po mungon

Vetëm fati po mungon


1 October, 2015 @20:44

Skënderbeu u mposht nga Lokomotiva e Moskës sonte në kuadër të xhiros së dytë të Grupit H të Europa League. Kampioni shqiptar ka pasur një paraqitje tepër të mirë në Moskë, por dy gabime i kushtuan me dy gola. 

Në anën tjetër, Bernard Berisha, ka qenë fantastik sot, derisa tërë ekipi ka qenë në nivel të lartë të detyrës, duke vështirësuar lojën e moskovitëve që llogariten favorit të këtij grupi. 

Njashtu, portieri brazilian i ekipit rus, Guilherme, ka bërë dy pritje bravoroze për të ndalur golin e sigurt të ekipit korçar që vinte përmes Hamdi Salihit dhe njëherë Bernard Berishës. 

Sidoqoftë, me rëndësi është përvoja për ekipin e Mirel Josës në debutim të një ekipi shqiptar në gara europiane. 


Lokomotiv Moscow - Skenderbeu 2-0 UEFA Europa… by football-review



FAKT:

Në stadiumin e Moskës janë dëgjuar brohoritjet raciste, "vrite-vrite shqiptarin".


TABELA E GRUPIT H:

1 Lokomotiva Moska 6 pikë
2 Besiktas 4 pikë
3 Sporting 1 pikë
4 Skënderbeu 0 pikë

 
Të gjitha lajmet nga