Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Vetëm fitore ndaj Kazakistanit

Foto: FSHF

Vetëm fitore ndaj Kazakistanit


14 November, 2020 @16:13

Selektori i Shqipëris, Edoardo Reja, në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Tiranë, një ditë para ndeshjes së rëndësishme të kuqezinjëve ndaj Kazakistanit, ka thënë se fitorja është imperativ për ekipin e tij.

Ai në konferencë u paraqit bashkë me portierin dhe kapitenin e Shqipërisë, Etrit Berisha. Ndërsa ka folur edhe për ndeshjen ndaj Kosovës dhe përballjeve të radhës, ku kuqezinjtë kërkojnë kreun e grupit.

PRESS: Në miqësoren me Kosovën keni marrë rezultate pozitive nga një pjesë e mirë e lojtarëve. Ua vështirëson kjo punën për të vendosur edhe formacionin për ndeshjen me Kazakistanin?

Sigurisht, vështirësia në këtë pjesë dihet, por unë i kam bërë zgjedhjet e mia me lojtarët që kam grumbulluar. Tashmë për fat të mirë kemi edhe Gjasulën që i është bashkuar grupit. Edhe Cikalleshi do të jetë i gatshëm pasi pati probleme fizike para ndeshjes me Kosovën. Sigurisht, jam i lumtur pasi kam arritur të nxjerr disa konkluzione nga miqësorja me Kosovën. Jam i kënaqur jo thjesht për rezultatin por jam i kënaqur dhe me paraqitjen që bënë disa nga lojtarët, pra qoftë debutuesit, të cilët për mendimin tim treguan vlera dhe them që mora atë që prisja, pra mora disa sinjale mjaft të mira për sa i përket të ardhmes. Siç dihet ne punojmë edhe për skuadrën e të ardhmes. Sigurisht miqësoret janë për lojtarët e rinj, që ti të mund të provosh lojtarët e rinj. Jam i kënaqur jo vetëm për rezultatin siç thashë por arrita edhe në disa konkluzione që do më vlejnë shumë.

TABELA AKTUALE

PRESS: Me përjashtim të miqësores me Kosovën, kombëtarja nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në tre ndeshje zyrtare. Si mendoni ta zgjidhni problemin e golit?

Në momentin që del përpara portës, ne duhet të jemi gjithmonë konkretë. Trajneri ka për detyrë të përgatisë ndeshjet dhe fakti që skuadra ka pasur raste për shënim, do të thotë që është bërë një punë e mirë. Por sigurisht, na ka munguar pak edhe fati në këtë drejtim. Është e vërtetë që kemi pasur shumë raste, por tani duhet të jemi më të kujdesshëm përpara portës dhe të shënojmë gola dhe sigurisht duke fituar që të arrijmë objektivin tonë që është vendi i parë në grup. Uroj që të jemi shumë konkretë përpara portës dhe uroj që ato rastet e humbura që kemi pasur në ndeshjet e kaluara, t’i shlyejmë këtë herë dhe djemtë t’i kenë ruajtur golat për këto dy ndeshje, që vlejnë shumë.

Shqipëria në dy ndeshjet e fundit pret Kazakistanin dhe Bellorusinë në shtëpi. Nëse arrin që t’i fitojë të dyja ndeshjet, do të fitojë Grupin 4 në Ligën C të Kombeve dhe do të kualifikohet në Ligën B.

Njëjtë, do të ketë edhe një mundësi shtesë (varësisht nga rezultatet e përgjithshme të kualifikimeve të rregullta) për të shkuar drejt Botërorit Katari 2020.


 
Të gjitha lajmet nga