Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Vetëm fitore!

Vetëm fitore!


27 April, 2016 @13:25

Me skuadrën e tij që ka fituar 5 ndeshjet e fundit dhe ka 422 minuta pa pranuar gol, Diego Simeone në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bayernin u shpreh:

“Duhet të mendojmë vetëm një gjë: fitoren. Do të luajmë ndaj një ekipi të fortë, me fuqi sulmuese dhe me një trajner që ndryshon taktika nga ndeshja në ndeshje. Do të tentojmë ta marrim lojën në dorën tonë. Ndeshja në shtëpi është e rëndësishme për skuadrën që kërkon kualifikimin.

Në luftë nuk fiton ai që ka më tepër ushtri, por fiton ai që di t’i përdorë ushtarët e tij më mirë. Në jetë apo në futboll nuk ka diçka të tillë si hakmarrja, ka vetëm mundësi të reja për të bërë më mirë. Dua që skuadra ime të fitojë, asgjë më tepër.”

Sonte për skuadrën e Atleticos nuk do të luajnë Tiago dhe Godin për shkak të lëndimeve, ndështa në dyshim mbetet Carrasco. Të suspenduar nuk ka.


 
Të gjitha lajmet nga