Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GALATASARAY - DENIZLISPOR

Veton Tusha debuton me gol, i shënon Galatasarayit

Veton Tusha debuton me gol, i shënon Galatasarayit


20 January, 2021 @19:10

Sulmuesi i ri i Kosovës, Veton Tusha, ka debutuar sot në Superligën turke të futbollit.

Ai është futur si zëvendësues në përballje ndaj Galatasarayit dhe ka shënuar golin e vetëm të ekipit të tij Denizlispor në humbje ndaj rekord-kampionëve të Turqisë, 6-1 [Akbaba 8, Feghouli 17, Donk 45, Ozkal 60ag., Belhanda 64, Sekidika 90 - Tusha 48].

Tusha ka shënuar me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, pasi që u fut në lojë nga trajneri Yalçin Kosukavak, derisa u asistua nga Hugo Rodallega.

Kaçanikasi që ditë më parë nënshkroi kontratën e parë profesionale në karrierë, ka shënuar me moshën 18-vjeçare në Superligën turke.

Kujtojmë, Tusha ka qenë i ftuar i rregullt në Kosovën U-17 dhe tash në Kosovën U-19. Derisa Denizlispor po lufton për mbijetesë në Superligën turke dhe është i fundit në tabelë me 14 pikë nga 18 ndeshje, Galatasaray po ndjek kreun aktualisht dhe gjendet në pozitën e tretë me 36 pikë, 2 më pak se lideri Besiktas.


 
Të gjitha lajmet nga International