SULMUES I RI NË EKIP

Veton Tusha për 3 stinorë te Ballkani!
2 September, 2022 @21:39
Sulmuesi i ri kacanikas, Veton Tusha, është lojtar më i ri i Ballkanit. Suharekasit kanë zyrtarizuar sonte futbollistin e Kosovës U21, ndërsa vetë lojtari kishte mbetur si lojtar i lirë aktualisht.
Tusha 19-vjeçar ka nënshkruar me Ballkanin për tre stinorët e ardhshëm, ndërsa përgjatë karrierës së tij të njomë ka provuar futboll ndërkombëtar duke qenë pjesë e ekipeve si Denizlispor në Turqi dhe Termalica në Poloni.
Vlerat e tij në Transfermarkt llogaritet të jetë rreth 150 mijë euro, ndërsa ai luan si sulmues qendre, me mundësi edhe anësor.
Tusha ka regjistruar 3 paraqitje për Kosovën U17, 3 për Kosovën U19 dhe 4 për Kosovën U21, ku edhe ka një gol të shënuar.