HAFNAFJORDUR - VIKINGUR
Vikingur shpreson në raundin e tretë
13 July, 2017 @13:18
Pasi që eliminoi Trepçën’89 bindshëm në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, kampioni i Ishujve Faroe, Vikingur, ka nxjerrë rezultat tepër të mirë në mysafirllëkun që e pati në Islandë, në raund të dytë.
Vikingur ka barazuar 1-1 ndaj Hafnarfjordurit islandez, ku pas disavantazhit ka shënuar sulmuesi me përvojë nigerian i tyre, Adeshina Lawal, nga penalltia, 1-1.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën tjetër në Ishujt Faroe dhe Vikingur pret që të vazhdojë me shkrimin e historisë.