VISAR BERISHA
Visar Berisha largohet nga Liria
7 March, 2017 @20:34
Skuadra e Lirisë nuk do të mund të llogaris në pjesën e mbetur të kampionatit te futbollisti i saj, Visar Berisha.
Mbrojtësi me përvojë është larguar përfundimisht nga ekipi bardhezi, pas mosmarrëveshjeve të fundin.
Ai, ka folur për gazetën Bota Sot, ku ka treguar aryset e largimit nga Liria.
“Arsyeja e largimit tim është puna e kontratës, mos kryerja e obligimeve ndaj meje. Pagën e dhjetorit më kanë premtuar që do ta marrë sipas kontratës, por nuk e kanë realizuar. Për këtë qëllim nuk do të vazhdojë pa i marrë paratë sipas marrëveshjes me kontratë,” ka thënë Berisha për gazetën në fjalë.
Visar Berisha, megjithëse qendërmbrojtës, është golashënuesi i dytë më i mirë te Liria këtë stinor me 4 gola të shënuara.