MEDIA
Tare e dëshiron mesfushorin kosovar në Lazio
7 March, 2017 @17:14
Skuadrës së Lazios mund t’i shtohet edhe një futbollist shqiptar.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është në vëzhgim e sipër të mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziut, i cili aktualisht luan për skuadrën zvicerane, Luzern.
Sipas mediave italiane, Lazio është në konkurrencë me skuadrat si Monaco e Feyenoord për t’i siguruar shërbimet e Kryeziut, ndërsa për këtë arsye, Tare qysh tash ka planifikuar një takim me menaxherin e futbollistit, për ta diskutuar mundësinë e transferimit në Romë.
Kryeziu është futbollist i zhvilluar nga akademia e Luzernit, ndërsa me këtë skuadër ka kontratë deri në qershorin e vitit 2018.