TREPÇA ' 89
1 mijë e 200 euro për bamirësi nga Trepça ‘89
7 March, 2017 @16:54
Pas ndeshjes së sotme derbi ndaj Prishtinës, skuadra e Trepçës ‘89 ka bërë të ditur shumën e cila do të ndahet për bamirësi.
Xehetarët para ndeshjes patën njoftuar që gjysma e biletave të shitura do të shkojnë për bamirësi, ndërsa menjëherë pas ndeshjes kanë bërë të ditur që kjo shumë është 1 mijë e 200 euro, që do të shpërndahet në mënyrë të organizuar në familjet me nevojë.
Trepça ‘89 në ndeshjen e sotme e mposhti Prishtinën me rezultat minimal 1-0.