NË DRENAS
Rikthime të rëndësishme te Feronikeli para derbit
6 March, 2017 @22:27
Afrim Tovërlani do të ketë telashe të lezetshme para derbit me Llapin, pasi që ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor i skuadrës.
Deri tash të lënduarit Behar Maliqi dhe Blerand Kurtishaj janë plotësisht të gatshëm për ndeshje dhe mbetet vendim i trajnerit nëse do t’i inkuadrojë të mërkurën prej orës 13:00 në duel ndaj Llapit.
Ndërkaq, tjetër lajm i mirë për skuadrën kampione të Kosovës është fakti që Besnik Krasniqi dhe Mentor Zhdrella gjithashtu i janë kthyer stërvitjeve dhe i kanë zhvilluar ato ndamas nga grupi.