MEDIA
Bunjaki tregon 3 emrat e rinj që i bashkohen Kosovës
5 March, 2017 @22:54
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka bërë të ditur tre emrat e rinj që do t’i bashkohen Kosovës në ndeshje ndaj Islandës.
“Atdhe Nuhiu, Loret Sadiku dhe Donis Avdijaj janë emrat e rinj që do t’i bashkohen ekipit,” ka thënë Bunjaki në Sport Show sonte, duke cekur se Nuhiu është në përfundim të proceseve me dokumente dhe Sadiku në pritje të përgjigjes përfundimtare të FIFAs.
Natyrisht, këtu nuk llogaritet Besart Berisha, që tashmë është i sigurt edhe ‘me letra’ si lojtar i Kosovës.
Kosova më 24 mars 2017 pret Islandën në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Russia 2018”.