PRISHTINA
Prishtina e pret derbin në Banjën e Pejës
5 March, 2017 @21:58
Skuadra e Prishtinës nga sot është vendosur në Banjën e Pejës, konkretisht në Onix Spa Resort, ku do t’i zhvillojë përgatitjet e fundit para ndeshjes derbi të xhiros së radhës ndaj lideres së Superligës, Trepçës ‘89.
Ndeshja në mes të Prishtinës dhe Trepçës ‘89 do të zhvillohet të martën më 7 mars në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.