VIDEO: BBR
Roshi siguron penalltinë, Balaj e huq
5 March, 2017 @21:03
Treshja shqiptare e skuadrës ruse Terek Grozny, Bekim Balaj, Bernard Berisha dhe Odise Roshi, e kanë filluar me humbje stinorin pranveror të kampionatit rus.
Tereku i shqiptarëve u mposht me rezultat minimal 1-0 nga skuadra Ufa, ndërsa tentimet e shumta për të shënuar nga “BBR” nuk dhanë rezultat.
Rastin më të mirë e kishte Bekim Balaj, i cili dështoi nga penalltia në minutën 55’, të cilën paraprakisht e kishte siguruar Odise Roshi, duke mbetur i shtrirë brenda zonës së rreptësisë pas një dueli me futbollistin kundërshtar.
Sidomos Balaj dhe Berisha kishin edhe raste të tjera shënimi gjatë ndeshjes, por finalizimi i pamjaftueshëm për ta ndryshuar rezultatin.