PËRCAKTOHEN REFERËT E DERBIT
Kreshnik Vula, kryesor në derbi
6 March, 2017 @15:18
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur emrat që do të ndajnë drejtësinë në derbin e nesërm, ndërmjet Trepçës’89 dhe Prishtinës.
Dy skuadrat që bashkë dhanë 10 gola në xhiron e shkuar, do të takohen prej orës 13:00 nesër në Mitrovicë.
Ndërkaq, Kreshnik Vula do të ndajë drejtësinë në ndeshje, me asistentë: Bujar Selimaj dhe Visar Kelmendi, ndërsa gjyqtar i katërt është përcaktuar të jetë Leutrim Mustafa.
Kontrollor i referimit do të jetë Ramiz Peshteri, kurse delegat Metë Çeku.