Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Dy derbi, një qëllim

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv

Dy derbi, një qëllim


Shkruan: S. T.

6 March, 2017 @21:26

Java e 20-të e “Vala Superligës së Kosovës” sjell në pah dy ndeshje derbi të cilat do të jenë në qendër të vëmendjes tek dashamirët e futbollit kosovar. KF Trepça ‘89 - FC Prishtina të martën dhe KF Feronikeli - KF Llapi të merkurën, janë sfida të cilat kanë vetëm një emërues të përbashkët: rrugëtimin drejt titullit kampion.

Fillim-sezoni pranveror filloi me dy javët e para ku skuadrat që e kanë shpallur kandidaturen për titull përgjithësisht i kryen detyrat siç është më së miri. Ndoshta më efikasja u tregua KF Trepça ‘89, mirëpo ishte kalendari i lehtë që e favorizoi deri në atë masë sa që krijuan një golaverazh prej 8:0 me dy fitore me rezultate identike nga 4 me 0 ndaj KF Drenicës në “Riza Lushta”, respektivisht KF Hajvalisë në Kizhnicë. KF Llapi dhe FC Prishtina pavarësisht se lëshuan pikë në javën e parë, në fundjavën që lëmë pas i kompensuan ato hapa false duke shënuar fitore ndaj KF Gjilanit, respektivisht KF Drenicës.

Duelet direkte

Tani ka ardhur koha që t’i shohim në përballje direkte se ku qëndrojnë dhe sa peshojnë organikat e këtyre klubeve që kanë ambicie maksimale në kampionat. Me siguri që nuk do të jetë kjo mesjavë përcaktuese për fatin e kampionit të ri të Superligës, mirëpo do të jetë indikator i qartë sesa janë forcat reale të kontigjenteve përkatëse. Natyrisht që dueli që spikat më së shumti është KF Trepça ‘89 - FC Prishtina për shkak që këto dy skuadra kanë qenë thuajse gjithmonë në majën e kreut të tabelës, si dhe ballafaqimet e drejtpërdrejta përherë kanë prodhuar lojë interesante, gola, raste shënimi dhe interesim të madh tek publiku.

ANALIZË RRETH DERBIT KF TREPÇA ‘89 - FC PRISHTINA

Pas katër viteve ky super-derbi i rikthehet gjenezës së tij të vërtetë - ose më saktësisht, peshës së një takimi në të cilën qëllimi i dy taboreve është titulli. Shumë herë mitrovicasit kanë qenë afër që ta rivalizojnë ekipin bardhekaltërt, mirëpo në fund FC Prishtina me qetësi dhe përvojë e ka zgjedhur çështjen e triumfit në kampionat. Gjithsesi, po flasim për epokën e post-luftës në të cilën këto dy skuadra ishin determinante dhe konsistente në pozitat e larta të renditjeve tabelare.

Ndërsa sot, pas nëntëmbëdhjetë xhirove të kaluara, KF Trepça ‘89 vazhdon ta mbajë vendin e parë me një distancë të theksueshme nga +6 pikë  ndaj skuadrës më të trofeshme në historikun e futbollit kosovar, FC Prishtinës. Megjithëse “minatorët” shënuan fitore bindëse sa i përket paraqitjes në lojë dhe rezultatit klasik 0-2 në aktin e parë të derbit, nesër pritet të shohim një fytyrë tjetër të djelmoshave të drejtuar nga trajneri gjerman Lutz Lindemann.

Idrizi

Atmosfera e mirë mbretëron në të dy kampet. Që të dyja kanë optimizëm dhe shpresë që do të ngadhënjejnë. Njëra pretendon ta fuqizojë pozitën e parë në tabelë, kurse tjetra ta ngushtojë distancën në pikë në mes të dy ekipeve. Njëra krenohet me sulmin më efikas në kampionat, kurse tjetra me mbrojtjen më të mirë.

Sido që të jetë, skuadra e Zekirija Ramadanit përveç fushës që e ka përparësi - është edhe faktori tjetër shumë i rëndësishëm dhe që mund të luajë rol krucial në këtë përballje: gjendja e lojtarëve në dispozicion.

Curri - Idrizi

Jemi dëshmitarë që Lutz Lindemann në këtë fillim të sezonit pranveror po përballet me mungesa të rëndësishme lojtarësh. Deri më tani të lënduar apo të skualifikuar për arsye kartonash mbeten titullarët si: Liridon Leci (i skualifikuar), Mërgim Pefqeli dhe Ahmed Januzi. Gjithashtu edhe Liridon Kukaj ka vuajtur nga një lëndim deri më tani, por mësohet se do të jetë i gatshëm për takimin e nesërm ku me gjasë do e mbulojë mungesën e Lecit. Sidoqoftë, fakti që bardhekaltrit kanë qenë tejet të kolauduar mirë në repartin defanziv dhe që kanë krijuar një stabilitet të kënaqshëm në këto muaj - nuk dihet sesa do të ndikojnë edhe ndryshimet e shpeshta (të detyrueshme).

PORTAT E PAPREKURA NË SUPERLIGË

Në qoftë se FC Prishtina ka probleme të këtilla, me të njëjtën situatë nuk përballet edhe KF Trepça ‘89. Madje, mitrovicasit rikuperojnë edhe Fiton Hajdarin i cili pushoi në ndeshjen ndaj KF Hajvalisë për arsye të skualifikimit. Zekirija Ramadani do t’i ketë të gjithë në gatishmëri - përfshirë dhe lojtarët që vendosi t’i pushojë në fundjavë: Kapitenin Idrizi dhe Izmakun. Dilemat e vetme që mund të jenë në mendjen e trajnerit nga Maqedonia ka të bëjë me formacionin titullar ku pas debutimit tejet pozitiv në Kizhnicë të qendërmbrojtësit nga Gambia, Kaba Sambou, tani do ta ketë edhe më të vështirë të përcaktojë katërshen e mbrojtjes. Deri më tani vetëm Përparim Islami dhe Arbër Potoku kanë qenë të pazevendësueshëm në mbrojtje si dy anësorë, kurse në qendër janë alternuar thuajse të gjithë. Gjasat reale janë që për herë të parë dyshja Izmaku - Sambou të startojë në një ndeshje.

Kush do ta ndalë Johnin?

Do të jetë mjaft interesante të shohim se cili mbrojtës prishtinas do ta ketë rolin e markimit të Oto John - pasi që në ndeshjën e parë të zhvilluar në Obiliq, Kukaj i humbi thuajse të gjitha duelet me golashënuesin më të mirë të kampionatit tonë - duke çaluar tejet shumë. Ndoshta trajneri gjerman do të mendojë që ketë detyrë t’ia besojë “mjeshtrit” - Armend Dallku dhe që do ta bënte akoma e më interesant sfidën.

Disa thonë që presioni është te njëra palë, disa te tjetra. Zekirija Ramadani paralajmëroi lojtarët e tij që mos të jenë euforikë sepse vetëm euforia mund t’i gjunjëzojë ata. Kurse më të heshtur janë treguar kampi prishtinas. Ata në këtë vigjilje nuk është se janë prononcuar shumë. Madje, kanë udhëtuar edhe jashtë kufinjëve të Kosovës, përkatësisht në Maqedoni, që ta përgatisin sa më mirë takimin e nesërm.

TOP GOLASHËNUESIT E SUPERLIGËS AKTUALISHT

Shpresë për bardhekaltrit mund të jetë ngritja e formës së dyshës Mankenda - Khalid, të cilët jo rallë herë deri më tani kanë demonstruar edhe paraqitje të dobta duke shpërdoruar raste shënimi, por që shpërthyen në momentin e duhur ku ndihmuan bashkëlojtarët në demolimin e KF Drenicës me rezultat 6-0. Shpresë tjetër e mysafirëve priten të jenë edhe goditjet standarde ku mbrojtësit kryeqytetas shumë herë vendosin fatin e ndeshjeve me golat e tyre nga ndërprerjet. Ndërkaq KF Trepça ‘89 në mënyrë të përgjithshme mund të llogaritet favorite për një nuancë, sepse deri më tani ka qenë shumë produktive në repartin sulmues duke shënuar me “bollëk” - dhe fakti që dyshja Idrizi - Oto John e gjejnë shumë lehtë golin, njësoj sikurse edhe dy anësorët tjerë: Fiton Hajdari dhe Florent Hasani. Pavarësisht 14 golave dhe kontributit maksimal të Oto John, ndoshta pikërisht Hasani ka qenë befasia më e këndshme e këtij stinori të “Superligës së Kosovës” ku deri më tani ka arritur ta prekë kuotën e 8 golave. Përtej golave të shënuara, ka qenë tepër aktiv edhe me asistime dhe inkursione të vazhdueshme nga krahu i djathtë.

Shumë presion. Shumë pritje. Interesim masiv. Të gjitha këto do të marrin fund nesër, me fillim në ora 13:00, kur dhe do të fillojë kryederbi i xhiros së 20-të, KF Trepça ‘89 - FC Prishtina. Se kush do të festojë në fund, nuk dihet. Ne shpresojmë që të jetë futbolli ai që do të kalojë në “delir” pavarësisht fituesit.

Match Schedule

ANALIZË RRETH KF FERONIKELI - KF LLAPI

Nuk kanë kaluar më shumë se dy javë që kur këto dy ekipe sprovuan forcat ndaj njëra tjetrës në Drenas në kuadër të 1/8 së “DigtAlb Kupës”. Ajo ndeshje u karakterizua me një triller dramatik ku në fund djelmoshat e Tahir Batatinës falë penaltive arritën ta eliminojnë nga Kupa KF Feronikelin mu në stadium të tij.

Ajo përballje shërbeu si një infuzion pozitiv për të dy skuadrat: Tovërlani motivoi të tijët që të startojnë në mënyrën sa më të mirë të mundshme kampionatin (gjë për të cilën ia dolën në përpikëri) si dhe Batatina ngriti akoma e më shumë moralin e skuadrës - dhe apetitet e saja vetëm sa u shtuan.

Milicaj

Sërish KF Llapi do të rikthehet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, por kësaj here në kuadër të kampionatit. Drenicasit do të bëjnë të pamundurën që t’u hakmerren për disfatën që ua shkaktuan në kupë. Fitorja në minutën e 89-të ndaj FC Dritës në Gjilan, sado që ndoshta me fat dhe e pa merituar nëse shohim në tërësi ndeshjen, është motivim shtesë për ta. Edhe pse po përballen me mungesat e lojtarëve kyç si Behar Maliqi, Mentor Zhdrella, Krasniqi dhe Blerand Kurtishaj - Afrim Tovërlani ia ka arritur ta balancojë ekipin në mënyrë perfekte duke arkëtuar pikët maksimale në dispozicion gjatë këtyre dy xhirove. Ky është një satisfaksion enorm për të marrë parasysh që kampionët në fuqi kërkojnë ta mbrojnë për herë të tretë rradhazi epitetin e kampionit.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Në anën tjetër KF Llapi synon që fortesën e krijuar në “Zahir Pajaziti” ku vazhdon të mbetet e pamposhtur, ta zhvendosë edhe në transfertë. Ndoshta këtu çalon paksa KF Llapi. Jashtë stadiumit të tij nuk ia del asesi që ta tregojë të njëjtin rendiment sikurse në Podujevë. Në këtë aspekt i mbetet akoma edhe shumë punë shtabit teknik - i cili deri më tani është duke e drejtuar ekipin siç është më së miri.

Berbatovci

Ndeshja e parë në mes të KF Llapit dhe KF Feronikelit karakterizohej me incidentin e vetëm që ka regjistruar ky edicion i sivjem i kampionatit, dhe që kishte të bënte me lëndimin që pësonte gjyqtari anësor Erduan Baliqi - nga një hedhje e një guri të një tifozi të papërgjegjshëm. Ky incident prishte në një lloj mënyre edhe imazhin pozitiv që shfaqen në opinion llapjanët me inkuadrimin e skuadrës së tyre në Superligë. Kujtojmë që akti në fjalë ndodhte në minutën e 63-të ku KF Feronikeli ishte duke fituar bindshëm 0 me 3. Pastaj kampioni në fuqi e fitoi ndeshjen në tavolinë ashtu siç edhe parashikohej.

Humbja s’është opcion për asnjërën

Sidoqoftë, ambicia e këtyre dy skuadrave është e përbashkët sepse ajo se çfarë synohet është titulli kampion. KF Feronikeli me një fitore eventuale do ta afirmonte akoma më shumë se është pretendent serioz, kurse KF Llapi me një disfatë eventuale do të shmangej nga kreu i tabelës. Gjersa nëse do të ndodhtë që sërish KF Llapi të triumfonte, atëherë skenari do të ishte i kundërt me të parin e lartëcekur.

Zeka

“Toki” do të kërkojë me ngulm revanzh të pastër pas eliminimit në Kupë, ndërsa Batatina pas fitores së arritur me shumë vuajtje dhe sakrificë ndaj KF Gjilanit në minutat e fundit të ndeshjes - do të synojë që ta vazhdojë këtë ecuri momentale dhe ku detyrim në Drenas do ta ketë evitimin e humbjes.

Gjithsesi, të merkurën do t’i zbardhim të gjitha dilemat kur me fillim në ora 13:00 do të fillojë ndeshja në fjalë.


PAS KONFERENCËS

Wenger: Raportet për Sanchezin janë gënjeshtra

Champions League/Premier League

Wenger: Raportet për Sanchezin janë gënjeshtra

06/03/17 @ 15:37

PËRCAKTOHEN REFERËT E DERBIT

Kreshnik Vula, kryesor në derbi

FFK Superliga

Kreshnik Vula, kryesor në derbi

06/03/17 @ 15:18

PARA NDESHJES: TREPÇA'89-PRISHTINA

Nesër, derbi i kreut

FFK Superliga

Nesër, derbi i kreut

06/03/17 @ 13:39

THOMAS STRAKOSHA

293 minuta pa gol për Strakoshën

Shqipëria/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

293 minuta pa gol për Strakoshën

05/03/17 @ 23:09

ALBERT BUNJAKI

Mund të befasojmë Islandën

Kosova

Mund të befasojmë Islandën

05/03/17 @ 23:03

MEDIA

Bunjaki tregon 3 emrat e rinj që i bashkohen Kosovës

Kosova

Bunjaki tregon 3 emrat e rinj që i bashkohen Kosovës

05/03/17 @ 22:54

VIDEO INTERVISTA

Milicaj: Goli, motiv për rrugëtimin drejt titullit

FFK Superliga

Milicaj: Goli, motiv për rrugëtimin drejt titullit

05/03/17 @ 22:31

PRISHTINA

Prishtina e pret derbin në Banjën e Pejës

FFK Superliga

Prishtina e pret derbin në Banjën e Pejës

05/03/17 @ 21:58

FUTSALL

Besa fiton turneun ‘Adem Jashari’

Futsall Superliga

Besa fiton turneun ‘Adem Jashari’

05/03/17 @ 21:46

VIDEO: BBR

Roshi siguron penalltinë, Balaj e huq

International/Sportistë shqiptarë në botë

Roshi siguron penalltinë, Balaj e huq

05/03/17 @ 21:03

MBROJTËSI

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

FFK Superliga/Transfere

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

01/08/23 @ 11:12

MEDIA TALK

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

FFK Superliga/International/Transfere

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

31/07/23 @ 12:24

MIQËSORE E SUPERLIGËS NË OHËR

Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim

FFK Superliga

Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim

30/07/23 @ 20:06

PRIZREN

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

30/07/23 @ 12:12

NIS STËRVITJET

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

29/07/23 @ 11:09

MBROJTËSI I RI

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

29/07/23 @ 10:23

2023/2024

Superliga e Kosovës, çiftet e xhiros hapëse

FFK Superliga

Superliga e Kosovës, çiftet e xhiros hapëse

28/07/23 @ 12:49

DUKAGJINI - RIJEKA

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

Conference League/FFK Superliga

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

28/07/23 @ 10:25

VIKTORIA PLZEN - DRITA

Smakiqi heroik, Drita kthehet me shpresa nga Çekia

Conference League/FFK Superliga

Smakiqi heroik, Drita kthehet me shpresa nga Çekia

28/07/23 @ 10:20

REAEGON FEDERATA

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

27/07/23 @ 16:00


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga