PARA DERBIT
Gjysma e biletave të shitura, për bamirësi
6 March, 2017 @22:14
Para pak minutash klubi i Trepçës’89 ka bërë të ditur një vendim që e ka marrë kryetari i saj, Abidin Zeka.
Gjysma e parave të mbledhura nga biletat e shitura në derbin e nesërm ndërmjet Trepçës’89 dhe Prishtinës do të shkojnë për bamirësi.
Trepça’89 është lidere e Superligës aktualisht, ndërsa Prishtina, ndjekësja e parë.