Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E PARA PËR HIDDINK

Viti i Ri, Chelsea i ri

Viti i Ri, Chelsea i ri


3 January, 2016 @16:11

​3 gola për 3 pikë. Kështu e nis vitin skuadra e Chelseat. Fitorja e parë e holandezit Hiddink vjen ndaj Crystal Palacet, në një terren të vështirë ku jo shumë skuadra dalin me pikë të plota.

Fillimi i ndeshjes ishte shqetësues pas largimit nga loja të Hazard, i cili u detyrua të largohej nga loja për shkak të lëndimit, mirëpo gjithçka u mbulua nga Oscar, Willian e Costa, të cilët i dhanë fitorën mysafirëve. 

Seria e golave u hap nga Oscar pas asistimit të Diego Costës, i cili pranoi një pasim fantastik nga Cesc Fabregas. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1, kurse në pjesën e dytë Chelsea shënoi edhe dy herë të tjera. Fillimisht përmes një perle të Willian e më pas përmes Diego Costës.

Kjo fitore e ngrit Chelsean në kuotën e 23 pikëve, ende tejet larg pozitave evropiane.

TABELA AKTUALE PREMIER LEAGUE


 
Të gjitha lajmet nga