Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMATCH: RAMIZ SADIKU-VITIA

Vitia në Prishtinë për fitore

Vitia në Prishtinë për fitore


27 February, 2021 @10:45

Skuadra e Vitisë do të synojë sot të shënojë fitoren e tetë në Ligën e Parë. Këtë qëllim ekipi i trajnerit Milaim Zuzaku do të mundohet ta arrijë në ndeshjen kundër Ramiz Sadikut në Prishtinë.

Për Vitinë që renditet në pozitën e dytë në grupin B të Ligës së Parë nuk i konvenon fare as barazimi, pasi që ka pikë të njëjta me Ulpianën që renditet në krye të tabelës.

Ndërsa në anën tjetër, për Ramiz Sadikun çdo rezultat tjetër përveç humbjes do të ishte i mirëseardhur.

TABELA AKTUALE

Në ndeshjen e mëparshme, Vitia e kishte mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe Vitisë luhet sot nga ora 13:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë