FUTSALL
Vjen ftesa zyrtare, Liburni në garat evropiane
19 June, 2017 @19:00
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i klubit të Liburnit e ka konfirmuar që klubi gjakovar e ka pranuar ftesën zyrtare nga UEFA për shortin e 6 korrikut, short në të cilin Liburni do ta kuptojë kundërshtarin e tij në UEFA Futsal Cup.
Siç dihet, skuadra që e fiton titullin kampion në Superligën e Futsallit të Kosovës, e përfaqëson vendin në garat evropiane, ndërsa pas Feniksit, përfaqësimin e Kosovës sivjet do ta bëjë Liburni nga Gjakova.