SHORTI
Dallku: Nuk i doja skandinavët, t’i gjejmë pikat e dobëta
19 June, 2017 @18:12
Përveç kryetrajnerit Thaqi, pas shorti për faqen zyrtare të Prishtinës foli edhe Armend Dallku.
“Kundërshtari më i vështirë. Personalisht kam qenë ithtar i asaj që të mos ndeshemi me skuadrat skandinave, por ky është shorti dhe ky është fati ynë. Duhet të ballafaqohemi, sepse ata kanë një stil të lojës më ndryshe nga ekipet e Ballkanit. Bëjnë presion të madh, më vrapime të shpejta gjatë ndeshjes, por ky është realiteti, duhet të përgatitemi këtyre ditëve sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mirë. Besimi është i plotë te të gjithë, nga kryesia, nga trajneri, nga lojtarët, mirëpo tash duhet të mbledhim informacione shtesë së ku janë pikat e dobëta dhe të forta të atyre.” - ka deklaruar kapiteni Armend Dallku.