KUPA E KONFEDERATAVE - GRUPI B
Kampioni i Botës mposht ‘kengurët’, e nis me fitore
19 June, 2017 @18:44
Në ndeshjen e vetme të ditës së sotme, Gjermania e ka mposhtur Australinë me rezultat 3-2, në një takim i cili dhuroi plot 5 gola dhe mjaft raste për shënim, sidomos nga ‘Panzerët’.
Kampioni në fuqi i Botës, i cili në këtë garë është futur me një skuadër kryesisht të re dhe pa lojtarët kryesorë, tregoi se ka të ardhme të ndritur, duke ndërtuar akcione të shpejta dhe duke krijuar shumë raste për shënim, e në anën tjetër, kampioni në fuqi i Azisë dhe Oqeanisë zhvilloi një paraqitje të kënaqshme, kur dihet diferenca në kualitet mes skuadrave.
Startues për Gjermaninë në këtë takim ishte edhe Shkodran Mustafi, i cili luajti plot 90 minuta.
Pas xhiros së parë në Grupin B, Gjermania dhe Kili kanë nga 3 pikë, derisa Kameruni e Australia mbesin ende pa pikë.
GRUPI B
1 | Kili | 1 ndeshje | 3 pikë | |
2 | Gjermania | 1 ndeshje | 3 pikë | |
3 | Australia | 1 ndeshje | 0 pikë | |
4 | Kameruni | 1 ndeshje | 0 pikë |