Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STËRVITJA E FUNDIT NË DURRËS

Vjen Valon Berisha, Kosova nesër merr fluturimin

Foto: FFK

Vjen Valon Berisha, Kosova nesër merr fluturimin


13 November, 2020 @21:40

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Durrës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, kundër Sllovenisë dhe Moldavisë në kuadër të Ligës C.

Në seancën e sotme, e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” ekipit iu bashkua Valon Berisha, i cili mungoi në miqësoren kundër Shqipërisë, derisa për shkak të një shqetësimi muskulor në stërvitje mungoi Bersant Celina.

TABELA AKTUALE

Edhe në stërvitjen e sotme Dardanët ishin maksimalisht të përkushtuar, teksa vërehet dëshirë e madhe për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive.

Ekspedita e Kombëtares nesër në mëngjes do të udhëtojë në Ljubljanë, ku do të mbajë stërvitjen e fundit para përballjes me Slloveninë.

Pas miqësores së humbur nga Shqipëria, Kosova në dy ndeshjet e fundit të Ligës C të Kombeve ndaj Sllovenisë e Moldavisë po lufton për mbijetesë aty.

Ndeshjen me Slloveninë Kosova e luan jashtë (15.11), ndërsa pret Moldavinë në fund të ciklit (18.11).


 
Të gjitha lajmet nga