VJOSA 1-1 FLAMURTARI
Vjosa barazon, vazhdon kryesimin
4 September, 2022 @18:43
Dy gola të shënuara në pjesë të parë, brenda katër minutave, ka bërë që lideri i deritashëm i Ligës së Parë Grupi B, Vjosa të barazojë me Flamurtarin në shtëpi sot, Vjosa 1-1 Flamurtari [Përparim Livoreka 20 - Rron Rogova 24].
Pas golit të avantazhit të marrë me veteranin Përparim Livoreka, Vjosa shpejt pësoi nga mysafirët, kur Rron Rogova barazoi për ekipin e Megzon Visokës.
Ky ishte rezultati i pjesës së parë, por as në pjesë të dytë nuk ndërroi asgjë. Vjosa e drejtuar nga Erdin Hashani ka ardhur sivjet në Ligë të Parë nga Liga e Dytë dhe për momentin po tregon lojëra të mira dhe s’po mposhtet, duke qenë lidere.
Në anën tjetër Flamurtari ka marrë barazimin e parë sezonal, duke e ndalë kështu liderin, me lojë të fortë të treguar.