Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU - VJOSA

Vjosa rimerr kreun sot, mposht Ramiz Sadikun si mysafir

Vjosa rimerr kreun sot, mposht Ramiz Sadikun si mysafir


17 September, 2022 @20:00

Një ndeshje tepër e mirë e tregar nga Vjosa sot në Prishtinë, për të fituar Ramiz Sadikun dhe për të rimarrë kreun e renditjes në Ligën e Parë Grupi B.

Djelmoshat e drejtuar nga Erdin Hashani kanë arritur që të mposhtin Ramiz Sadikun 1-3 [Shpresim Prestreshi - Taulant Haliti, Endrit Asllanaj, Albijon Shurdhiqi] ndërsa goli i Asllanajt nga gjuajtja e lirë ishte i bukur për tu parë në këtë ndeshje, pasi që gjuajti nën murin e gjallë për të qëlluar poshtë portën e “industrialistëve”.

TABELA AKTUALE

Fitorja e tretë sezonale con Vjosën në vend të parë me 11 pikë, kurse Ramiz Sadiku mbetet poshtë në renditje me 5 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë