Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË JASHTË TERRENIT

Vllaznia arrin fitoren e parë jashtë terrenit, pranë sigurimit të mbijetesës

Foto: truemedia/ fb

Vllaznia arrin fitoren e parë jashtë terrenit, pranë sigurimit të mbijetesës


6 May, 2023 @19:22

Vetëm edhe dy pikë do t’i duhen Vllaznisë në dy xhirot e fundit për të siguruar mbijetesën në Ligë të Parë! Ekipit të drejtuar nga Erdin Hashani që ka marrë krahë xhirot e fundit, kjo matematikë i del saktë tash, pasi që kanë shënuar sot fitoren e parë jashtë terrenit këtë stinor, duke e mposhtur Flamurtarin në Prishtinë, Flamurtari 1-3 Vllaznia [Roni Gashi 39 - Jurgen Gjini 19, 30, Daniel Tette 71].

TABELA AKTUALE

Shkodrani Jurgen Gjini ka shënuar dy herë në pjesë të parë, ndërsa Daniel Tette në pjesë të dytë ka hequr dilemat e fituesit, derisa ekipi i Vllaznisë së Pozharanit në pozitën e tetë të Ligës së Parë Grupi B, ka arritur në 24 pikë pas 25 ndeshjesh, kur kanë mbetur edhe dy xhirot deri në fund të stinorit. Në anën tjetër, Flamurtari është i pesti në renditje, pa brenga dhe ka 39 pikë nga 25 ndeshje, ku me humbjen e sotme ka humbur pozitën e katërt ku qëndronte një xhiro më parë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë