Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA MË E THELLË E STINORIT

Vllaznia fiton thellë, Arbëria bie nga Liga e Parë

Vllaznia fiton thellë, Arbëria bie nga Liga e Parë


13 May, 2023 @19:49

Vllaznia nën drejtimin e Erdin Hashanit ka arritur të shënojë fitoren më të thellë të stinorit sot në shtëpi, derisa me fitore ka vulosur Arbërinë kundërshtare si anëtare të Ligës së Dytë nga stinori tjetër.

Ekipi nga Pozharani ka shënuar fitore, Vllaznia 5-0 Arbëria [Elbasan Jakupi x2, Daniel Tette x2, Jurgen Gjini] ndërsa lehtësia e shënimit të golave të tyre në këtë fitore dha sinjalet e fundit për kundërshtarin si pjesëmarrës të Ligës së Parë këtë stinor.

TABELA AKTUALE

Arbëria e drejtuar nga Besart Cecelia nuk ka arritur të mbijetojë dhe në stinorin tjetër do të jetë pjesë e Ligës së Dytë të Kosovës. Një xhiro para fundit të stinorit, Vllaznia është e gjashta me 27 pikë nga 26 ndeshje, ndërsa Arbëria e fundit (e dhjeta) pa gjasa matematikore për mbijetesë, ka 19 pikë. Kujtojmë, Arbëria dy stinorë më parë ishte pjesë e Superligës - nga e cila ra po në atë stinor 2020/21.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë