NURUDEEN ORELESI
Vllaznia zyrtarizon Orelesin e Skënderbeut
11 August, 2017 @10:03
Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës ka zyrtarizuar mesfushorin me përvojë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, Nurudeen Orelesin.
Orelesi 28 vjeç që ka bërë karrierë te Dinamoja e Tiranës, pastaj Skënderbeu dhe Metalurg Zaporizhya, së fundi ka qenë pjesë e ekipit korçar në stinorin e kaluar.
Ai ka qenë pjesë e Nigerisë U20 dhe U23 ndërsa njeh shumë mirë futbollin shqiptar, ku tash u lirua nga Skënderbeu.
Vllaznia nënshkroi kontratë një vjeçare me Orelesin me mundësi vazhdimi edhe për një vjet tjetër.