SHKËNDIJA-MILAN

Shkëndija - Milan, biletat në shitje
10 August, 2017 @14:35
Duke filluar prej sot 10.08.2017 (e mërkurë), Shkëndija ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të Play Off-it të Europa Leagues, ku tetovarët do të ndeshen me Milanin më 24 gusht në Shkup.
Varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndara sipas kategorive:
Klubi tetovar ka njoftuar se shitja e biletave fillimisht do të nis online në rrjetin Mktickets, në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës dhe te kiosku Monako në Tetovë, ndërsa ditët në vijim pika shitjeje do të hapen edhe në Shkup, Tiranë e Prishtinë, për të cilat do të njoftojmë në mënyrë plotësuese.
Çmimet e konvertuara në Euro:
400 denarë = 6.50 Euro
600 denarë = 9.75. Euro
800 denarë = 12.99 Euro
1000 denarë = 16.24 Euro