FUTBOLLISTËT E HUAJ

FFK: Të huajt transferohen deri të shtunën
10 August, 2017 @9:41
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare se ekipet që do të marrin lojtarë të huaj, jashtë Kosove, do të mund të kryejnë transferimin e tyre maksimalisht deri më 12 gusht 2017, të shtunën.
“Informohen të gjitha klubet e futbollit të cilat janë të interesuara për transferimin e lojtarëve nga jashtë se një gjë të tillë mund ta bëjnë deri më datë 12.08.2017 (ditë e shtunë), pasi afati kalimtar për transferime ndërkombëtare përfundon pikërisht në datën e lartshënuar,” ka bërë të ditur FFK.
Deri më sot, shumica e skuadrave të Superligës ka angazhuar lojtar, apo disa lojtarë nga vende të ndryshme të botës.
Superliga, nis më 19 gusht 2017.