NË PRIZREN

Liria merr edhe portierin e Tiranës
10 August, 2017 @14:35
Skuadra nga Prizreni, Liria, ka kapur edhe një lojtar nga Shqipëria. Kësaj radhe bëhet fjalë për portierin rezervë të Tiranës, Edvan Bakaj.
Bakaj aktualisht 29 vjeç udhëton sot për Prizren për të finalizuar kontratën me ekipin bardhezi, derisa Bledi Shkëmbi trajner i Lirisë, më parë veçse kishte marrë edhe portierin lushnjar Mikel Kaloshi.
Bakaj më parë ka mbrojtur edhe për Partizanin, Laçin, Besën, Dinamon dhe Tiranën, bëjnë të ditur mediat tiranase sot lidhur me njoftimin në fjalë.