MANCHESTER CITY

Vloi uji
4 January, 2013 @12:49
Përfoljet për zëvendësimin e Roberto Mancinit si kryetrajner i Manchester Cityt me Jose Mourinhon dhe Josep Guardiolën u shpeshtuan pas incidentit të djeshëm kur tekniku italian shpërtheu duke e sulmuar Mario Balotellin.
Çka shkaktoi frustrimin e Mancinit? Ishte një faull i lehtë në stërvitje të cilin Balotelli e shkaktoi ndaj Scott Sinclairit. Kjo nuk e bezdisi as Sinclairin i cili u faulua. Mirëpo, të gjithë mbetën gojëhapur kur e panë Mancinin ashtu.
Ai sulmoi Balotellin duke e kapur për fanelle dhe duke tentuar ta rrëzojë duke e shtyrë, mirëpo Balotelli gjigand as që lëvizte nga vendi dhe kur e pa se trajneri e ka seriozisht filloi edhe ky ta kapë për fyti dhe ta shante.
Incidenti përfundoi pasi që bashkëlojtarët dhe trajnerët e ekipit ndanë dyshen në fjalë, mirëpo kjo ka ngritur në qiell përfoljet për zëvendësimin sa më të shpejtë të Mancinit, i cili edhe ashtu nuk i ka punët mirë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Nëse mirret parasysh se Mario Balotelli është i adhuruari i pronarit të klubit, Sheikut Mansour, atëherë uji tashmë ka vluar, shkruajnë sot disa nga mediat angleze.