ISH MILANISTI

REUTERS
Dyshon në racizëm
4 January, 2013 @11:34
Mesfushori ganez i Milanit ishte cak i një numri të vogël të tifozëve, ndaj të cilëve reagoi duke e shutuar topin dhe duke dalë nga fusha. Bashkëlojtarët e përcollën ate dhe fusha mbeti pa njërën skuadër.
“Kam jetuar 5 kilometra larg nga Busto Arsizio me vite të tëra dhe ajo anë është e plotë me të huaj. Nuk ka racistë atje. Çka ka ndodhur dje është një gabim i disa imbecilëve,” ka thënë sot për Corriere della Sera, ish mesfushori i Milanit, Gattuso.
“Nuk dyshoj se Boatengu është ofenduar, mirëpo vazhdoj që të mos e shoh atë si racizëm. Kjo duhet të jetë episodi më i ri i disa idiotëve kolektiv nga një grup minoritar. Nëse thuhet që është racizëm atëherë duhet të mirren vendime të ashpëra, e vendimi i djeshëm ka qenë shumë i fuqishëm,” ka thënë ndër të tjera veterani që tash luan për Sionin në Zvicër, Gattuso.
Pas fyerjeve raciste, Boateng dje ndali lojën dhe shutoi topin në shenjë proteste drejt turmës që bërtisnin ndaj tij, derisa doli nga fusha duke e lënë ndeshjen. Vetëm një minutë më vonë gjyqtari kryesor i takimit morri vendim që ndeshja të mos vazhdohet.