FIGHT

Balotelli në akcion
3 January, 2013 @16:34
Futbollisti problematik i Manchester Cityt, Mario Balotelli, nuk e ka ndërmend të urtësohet. Sulmuesi 22 vjeçar edhe njëherë u tregua jo i sjellshëm pasi që sot në stërvitje u grind me kryetrajnerin e skuadrës, Roberto Mancini.
Zënka ndërmjet dy italianëve nuk vazhdoi shumë, pasi menjëherë ndërhyrën futbollistët të tjerë dhe personelët e shtabit teknik për t’i ndarë dhe për mos lejuar që të bëhej ndonjë problem më të madh.
Pas gjithë kësaj, Balotelli u largua nga stërvitja me makinën e tij, derisa arsyeja e grindjes mësohet se u bë për shkak të ndërhyrjes së ashpër të Balotellit ndaj bashkëlojtarit të tij, Scott Sinclair.