PREMIER LEAGUE

REUTERS/Dylan Martinez
QPR ia nis vitit me 3 pikë
2 January, 2013 @22:45
Durim, durim dhe durim. Kjo ka qenë motoja e trajnerit të QPR-së, Harry Redknapp, për mposhtjen e kampionit europian, Chelsea.
Një pasim i bukur mashtrues nga Adel Taarabt, ka gjetur të lirë ish këmbëshpejtin e Chelseat, Shaun Wright Philips i cili me një goditje precize jashtë 16 metërshit ka qëlluar rrjetën e Ross Turnbullit, që po e zëvendëson Petr Cechun e lënduar.
Duhet cekur se Rafa Benitez kishte eksperimentuar me ekipin derisa nuk kishte futur në lojë nga fillimi treshen Ramires, Eden Hazard dhe Juan Mata. Spanjolli toporlak, i futi të tre këta në lojë pasi që e pa se nuk po ecën, mirëpo ishte e pamundur të ndërronin diçka prapa renxhersëve të organizuar të Redknappit.
Kështu Chelsea ka mbetur në vendin e katërt me 38 pikë, derisa Queens Park Rangers ka arritur në kuotën e 13 pikëve dhe mbetet në fund të tabelës, por barazohet me pikë me Readingun.
REZULTATET:
Chelsea - QPR 0-1
Liverpool - Sunderland 3-0
Newcastle - Everton 1-2