Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID

Operohet Pepe

REUTERS/Juan Medina

Operohet Pepe


2 January, 2013 @16:49

Faqja zyrtare e Real Madridit sot ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi portugez i skuadrës, Pepe, është operuar pasi kishte probleme me dhimbje në këmbën e djathtë.

Pepe për shkak të operimit pritet të mungojë rreth një muaj.

 

Kampioni aktual i Spanjës të dielën do të takohet me Real Sociedadin, ndërsa përveç Pepes, edhe Coentrao dhe Marcelo do të mungojnë për shkak të lëndimeve, derisa Sergio Ramos është i suspenduar.

 

Për shkak të mungesave të shumta në mbrojtje, trajneri i Realit, Jose Mourinho, pritet ta fus në fushë futbollistin e ri françez, Raphael Varane.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga