LIVERPOOL

REUTERS
Sturridge në Liverpool
2 January, 2013 @16:23
Daniel Sturridge është përforcimi i parë i Liverpoolit për afatin kalimtar të janarit, njofton sot faqja zyrtare e Liverpoolit.
Futbollisti 23 vjeçar është transferuar nga Chelsea, derisa shuma e transferimit dhe kontrata e futbollistit ende nuk është bërë publike, megjithëse sipas Eurosportit, sulmuesi anglez i ka kushturar Liverpoolit rreth 12 milionë funte.
“Jam i lumtur dhe shumë i kënaqur që jam këtu,” ishin fjalët e para të Sturridge pas nënshkrimit të kontratës me të kuqtë.
Sturridge këtë stinor ka luajtur në 14 ndeshje me Chelsean dhe ka shënuar dy gola.