PATO

REUTERS
Pato gati te Corinthians
2 January, 2013 @16:45
“Unë mendoj se çdo gjë do të zgjidhet mbrenda disa ditëve maksimalisht,” përfaqësuesi i sulmuesit, Gilmar Veloz, tha për mediat braziliane.
Milani dhe Corinthiansi janë një hap larg nga një marrëveshje për transferimin e Pato-së, ku do të takohen së shpejti me zëvendës presidentin Adriano Galliani.
Veloz tha se klubi brazilian, ka rënë dakord për gjithçka që Milani ka kërkuar për të dhe se transferimi do të bëhet në bazë të përhershme. Pato ka marrë shumë oferta të tjera, por ai vendosi që të kthehet në Brazil.
Pato do ti kushtojë Corinthiansit rreth 15 milionë euro. Galliani gjithashtu gjendet në Brazil dhe është duke kërkuar një blerës për sulmuesin Robinho, i cili ka kërkuar që të rikthehet në vendlindje në afatin e janarit.