MILAN - PRO PATRIA
REUTERS
Racizmi ndërpren ndeshjen
3 January, 2013 @17:32
Mesfushori ganez, ishte duke dribluar afër vijës së kornerit në minutën e 25 të takimit, para shikuesve të Pro Patrias në Busto Arsizio.
Filluan brohritjet raciste ndaj tij dhe papritmas Boateng u ndal, e morri topin, e shutoi drejt tifozëve të Pro Patrias, të cilët pastaj vazhduan brohoritjet e tyre edhe më me zë ndaj tij.
Pas një minute, gjyqtari i ndeshjes vendosi që të ndërpres ndeshjen.
Edhe futbollistët tjerë të Milanit u fyen në baza raciste si, M’baye Miang dhe Sulley Muntari.
Milan do t’i kthehet Serie A-së ndaj Sienas në San Siro të dielën.