MILAN

REUTERS
Berlusconi refuzon pleqtë
3 January, 2013 @18:38
Rossonerët ia dhënë mundësinë dy sulmuesve Pato dhe Robinho që të tranferohen, ata do të shiten në këtë muaj.
“Pato kërkoi nga ne transferimin e tij, për të shkuar përsëri në Brazil. Ai do të bashkohet tek skuadra Corinthians, por me premtimin se do të kthehet përsëri tek ne në të ardhmen,” tha ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi, që është kreu i Milanit, për radion Kiss Kiss.
Kur u pyet në lidhje me sulmuesit, Drogba dhe Osvaldo, ai tha se mund të qëndrojnë me klubet e tyre respektive.
“Ata janë shumë të moshuar për ne. Pas 26 vitesh, ne kemi vënë një ndalesë për të shpenzuar paratë si të çmendur, në mënyrë që të ndërtojmë një skuadër të re, për 10 vitet e ardhshme, ne kemi nevojë për dy ose tre vite, për të qenë në garë në Itali dhe në botë.”
Lojtari i Manchester City-të Mario Balotelli, siç duket është i ri mjaftueshëm, për projektin e ri të Milanit, por ndoshta jo i pjekur për pronarin e Diavolosë.
“Balotelli nuk më bind mua si një njeri, por unë dua patjetër të nënshkruaj me lojtarin e Romës, Mattia Destro,” tha Berlusconi.