Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK

Më i miri, pas 4 ditësh

FFK

Më i miri, pas 4 ditësh


4 January, 2013 @12:30

Federata e Futbollit të Kosovës pas një njoftimi të lëshuar sot në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se ceremonia e shpalljes së më të mirëve për vitin që shkoi do të mbahet me 8 janar.

Ceremonia në fjalë do të transmetohet drejtëpërdrejtë nga Radiotelevizoni 21, ndërsa sipas deklaratave të deritanishme të trajnerëve të Superligës deri më tani, për herë të parë Mentor Zhdrella nuk e ka të sigurtë trofeun e futbollistit më të mirë.

Deri më tani më së shumti përflitet emri i mesfushorit të Trepçës 89, Shpëtim Idrizi, i cili ka qenë kryesori dhe më meritori në ekipin e të gjelbërve nga Mitrovica në rrugën drejt fitimit të Kupës së Kosovës dhe Superkupës.

Pas tij llogariten të jenë emrat e sulmuesit të Hajvalisë, Fillim Guraziu, që ka shpërndarë shumë gola gjatë tërë vitit si dhe krahut të Prishtinës, Besnik Krasniqit.

Mirëpo, e tëra do të konkretizohet të martën kur do të del emri i më të mirit nga plikoja në hotelin Emerald, ku edhe është paracaktuar mbajtja e kësaj ngjarjeje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga