Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA - FERIZAJI

Vojvoda vendos! Arbëria merr fitoren e parë të stinorit

Vojvoda vendos! Arbëria merr fitoren e parë të stinorit


24 September, 2021 @17:38

Skuadra e Arbërisë ka marrë fitoren e parë të stinorit sot, duke e mposhtur Ferizajin në përballjen e së premtes, që ka qenë e vetmja e Ligës së Parë B sot.

Përkundër se gjatë gjithë ndeshjes u kërkua goli nga vendasit dhe u pa angazhimi nga mysafirët, ka qenë Vojvoda që në sekondat e fundit të ndeshjes ka kryer punë.

TABELA AKTUALE

Vojvoda shënoi në minutën e tretë shtesë të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij dhe për përfundimtaren 1-0 [Vojvoda 90+3].

Me këtë fitore Arbëria del nga fundi i tabelës, ku e çon Ferizajin pa fitore.

Përndryshe, kjo ka qenë ndeshja e parë e Arbërisë me trajnerin e ri të skuadrës, Megzon Visoka, që la pikërisht Ferizajin për të ardhur te kuqezinjtë e Dobrajës së Lipjanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë