PRIMOZ GLIHA
Votat e selektorit të Kosovës për FIFA Lojtarin më të mirë
18 January, 2022 @11:45
Slloveni Primoz Gliha ka votuar në emër të Kosovës, si selektor, në përzgjedhjen e FIFAs për lojtarin më të mirë të vitit 2021.
Gliha, që është me detyrë të përkohshme te Kosova, pas ndarjes së FFK-së me Bernard Challandesin ka votuar sipas radhës.
Ai notën më të madhe ia ka dhënë sulmuesit të Polonisë dhe të Bayern Munchenit, Robert Lewandowski, duke i dhënë atij 5 pikë.
Pas tij, Gliha 3-pikëshin ia ka dhënë sulmuesit të Francës dhe të Real Madridit, Karim Benzema.
Ndërsa votën e fundit, që sjell një pikë ia ka dhënë mesfushorit të Chelsea dhe të Italisë, Jorginho.
Përndryshe, Robert Lewandowski fitoi çmimin e më të mirit të vitit 2021. Polaku fitoi për herë të dytë me radhë këtë çmim që ipet nga FIFA, ku votojnë të gjithë kapitenët e kombëtareve dhe selektorët e tyre duke vlerësuar të parin me 5, të dytin me 3 dhe të tretin me 1 pikë.
Kurse kapiteni Samir Ujkani i dha votat këtyre lojtarëve:
VOTAT E TRAJNERIT TË KOSOVËS (PRIMOZ GLIHA)
1 | Robert Lewandowski (5) | Bayern & Polonia | ||
2 | Karim Benzema (3) | Real Madrid & Franca | ||
3 | Jorginho (1). | Chelsea & Italia |