Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRISHTINË

Vushtrria fiton, për të përfunduar e treta

Foto: 2korriku.com

Vushtrria fiton, për të përfunduar e treta


Teksti: 2korriku.com

21 May, 2023 @19:20

Ekipi i drejtuar nga Besim Ademi, 2 Korriku ka pësuar humbje në duelin e zhvilluar në shtëpi përballë skuadrës së Vushtrrisë, e udhëhequr sot nga Tahir Ademi, në kuadër të xhiros XXVII të Viva Fresh Ligës së Parë.

Ndonëse ndeshja ishte jo e rëndësisë së veçantë për të dyja ekipet, njësoj nuk menduan futbollistët që sot treguan shumë nga vetja, sidomos futbollistët e inkuadruar që gjatë kampionatit nuk kanë pasur shumë minuta, të paktën kjo mund të thuhet për ata “verdheblu”, që sot nuk merituan të humbasin, sidomos pas rasteve të krijuara në pjesën e dytë, përfshirë këtu goditjen e shtyllës nga Andi SAlihu, rastet një për një me portierin Tahiri të Avdiut e Bejtës.

TABELA PERFUNDIMTARE

Miftar Avdiu (48’) në anën e vendësve e Chibueze (41’) dhe Shpresim Zogu (60’) në anën e mysafirëve plotësuan listën e realizatorëve të golave për sot, e cila listë me shumë lehtësi ka mundur të jetë shumë më e gjatë, por që portierët ruajtën kuadratet e tyre dhe nuk lejuan që të mposhtën më në këtë stinor.Për 2 Korrikun sot u dallua këmbëshpejti Redon Bejta, i cili për mrekulli krijoi gjithçka në golin e shënuar pak pas fillimit të pjesës së dytë, kur me shumë kualitet ia servoi topin për goditje Avdiut, që nga afër nuk dështoi dhe realizoi golin që doli të jetë i fundit për këtë edicion të garave. Bejta afër ishte të shënonte edhe vet, por që fati sot nuk ishte me të.

Të mira nga ndeshja e sotme ishin edhe debutimi i Endi Sopit e Blendi Tahirit, të ardhur në afatin kalimtar të Janarit, ndërsa elemente positive pati edhe nga Arnis Ajeti, Valton Ibrahimi, Arjol Bllaca e Granit Latifi që pas një kohe të gjatë morën minuta e u rikthyen në formacionin bazë të skuadrës nga Arbëria.

Kjo ndeshje, ndonëse shënon fundin e kampionatit, nuk shënon edhe fundin e seancave stërvitore për këtë edicion për skuadrën kryeqytetase, që me shumë gjasa do të vazhdojë me punë deri në muajin Qershor, për të shkuar në pushim deri në fillimin e Korrikut, kur edhe do të nisin përgatitjet për edicionin e radhës.

Xhiro e Njëzeteshtatë

2 Korriku – Vushtrria [1:2] (0:1 pas pjesës së parë)

Golashënues: Mifar Avdiu 48’; Chibueze 41’, Shpresim Zogu 60’

Gjyqtarët: Tefik Maloku, Arton Latifi, Gentrit Restelica

Delegat i ndeshjes: Xhafer Jashari

Vëzhgues i gjyqtarëve: Nazmi Racaj

Formacioni startues i 2 Korrikut: A. Ajeti, A. Salihu, A. Salihu, R. Arifi, V. Ibrahimi *M. Hyseni 46’), A. Oruqi /kap./, A. Bllaca (B. Qorri 59’), I. Lebbie (M. Avdiu 46’), E. Gashijan (B. Tahiri 80’), R. Bejta, G. Latifi (E. Sopi 80’). Kryetrajner: Besim Ademi.

Formacioni startues i Vushtrrisë: P. Tahiri, Rr. Statovci, L. Avdyli (A. Rashani 75’), L. Rama, D. Maxhuni /kap./, Z. Ademi (A. Shala 35’), H. Ch. Odi, K. Fazliu (D. Ahmeti 46’), G. Sahiti (L. Behrami 46’), M. Gashi, Sh. Zogu (B. Shala 57’). Kryetrajner: Tahir Ademi.

-

Me fitore, Vushtrria siguroi pozitën e tretë në fund të stinorit me 46 pikë nga 27 ndeshje, ndërsa 2 Korriku pasi që siguroi mbijetesën xhiro më parë, e mbylli stinorin në pozitë të nëntë me 24 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë