NË "FERKI ALIU"

Vushtrria i kthehet fitores
13 May, 2023 @23:57
Vushtrria po lufton për të përfunduar stinorin në vend të tretë të Ligës së Parë Grupi B dhe sot ka mposhtur Kikën thellë në shtëpi, Vushtrria 4-1 Kika [Daut Maxhuni 33pen., Granit Bllata 49, 68, Dardan Ademi 78 - Musli Imeri 57].
Fitorja, bën që Vushtrria në vend të tretë të ketë 43 pikë nga 26 ndeshje, ndërsa Kika mbetet në 26 pikë si e teta në renditje.