FITORE PËR NDJEKJE KREU

Vushtrria kryen punë për 2 minuta!
25 February, 2023 @18:32
Pas pjesës së parë të barabartë në rezultat, kanë qenë dy momente të shpejta në fillim të pjesës së dytë, që i kanë mjaftuar Vushtrrisë së drejtuar nga Alban Dragusha për të mposhtur Kikën sot dhe për të mbajtur hapin me kryesuesit e Ligës së Parë Grupi B.
Edon Pasoma dhe Medin Gashi shënuan shpejt, për të shfrytëzuar momentin dhe kështu siguruan fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të pjesës pranverore të stinorit. Vushtrria 2-0 Kika [Edon Pasoma 47, Medin Gashi 48]
Futbollistët e drejtuar nga Sadat Pajaziti në anën tjetër nuk arritën të bëjnë më shumë në pjesën e mbetur të ndeshjes për të bërë dicka më shumë në rezultat.
Fitorja, bën Vushtrrinë me 32 pikë pas 16 ndeshjesh, ndërsa Kika e gjashta, ka 20 pikë pas 16 ndeshjesh.