Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA 1-3 VUSHTRRIA

Vushtrria vazhdon me fitore

Vushtrria vazhdon me fitore


27 August, 2022 @19:11

Vushtrria është ndër dy ekipet e vetme në Ligën e Parë Grupi B që pas dy xhirove ka dy fitore, ndërsa sot kanë mposhtur Arbërinë e Dobrajës së Lipjanit me rezultat 1-3, pas pjesës së parë të përfunduar, 1-1.

Vushtrriasit në pjesë të dytë janë treguar më kërkues dhe kështu me golin e dytë të Urim Statovcit dhe krejt në fund me Lis Behramin vulosën fitoren, për përfundimtaren: Arbëria 1-3 Vushtrria [n.n. 30’ - Urim Statovci 10’, 65’, Lis Behrami 88’].

TABELA AKTUALE

Derisa Arbëria tashmë pas dy xhirove ka dy humbje, Vushtrria është krejt e kundërta, në dy xhirot e para ka dy fitore.

Vendasit pas dy ndeshjeve në shtëpi te Sami Kelmendi, do të udhëtojnë për herë të parë këtë stinor, duke shkuar në Prishtinë për tu ndeshur me Ramiz Sadikun, ku do të kërkojnë pikët e para të stinorit.

Në anën tjetër Vushtrria pret Fushë Kosovën në Ferki Aliu, ku kërkon kreun me fitore, derisa Fushë Kosova po tregohet mjaft e fortë në fillim dhe pritet të jetë ndeshje interesante kjo.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë