Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MERKATO

Watford pranë Suarezit

Foto: premierleague.com

Watford pranë Suarezit


28 January, 2016 @12:17

​Sky Sports, njëra ndër mediat më të besueshme sa i përket transfereve, raporton që Mario Suarez është duke i kryer teste mjeksore tek skuadra e Watfordit dhe pas pak pritet të bëhet zyrtarizimi i tij si lojtari i ri i ekipit nga Premier League. 

Momentalisht Suarez është pjesë e Fiorentinës.

Spanjolli pritet të nënshkruajë kontratë, e cila zgjat 3 vjet e gjysmë dhe Watfordi për kartonin e plotë do të paguajë 5 milionë euro. Trajneri i Watfordit, Quique Sanchez Flores, kishte punuar edhe më parë me Mario Suarezin, në kohën kur të dy ishin pjesë e Atletico Madridit.

Nëse realizohet, ky do të jetë transferi i dytë i Watfordit këtë miniafat kalimtar, pasi që ditë më parë ata e transferuan edhe portierin Costel Pantilimon nga Sunderlandi.


 
Të gjitha lajmet nga