Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBY COUNTY

Wayne Rooney merr kontratë 2.5 vjeçare si trajner

Wayne Rooney merr kontratë 2.5 vjeçare si trajner


15 January, 2021 @14:54

Ish futbollisti i Manchester Unitedit dhe Evertonit, Wayne Rooney, është zyrtarizuar si trajner i Derby Countyt.

Ai ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me ekipin e Championshipit në Angli, që i skadon në verë të vitit 2023.

Rooney filloi të punonte si trajner i përkohshëm te Derby gjatë nëntorit, pasi që ekipi ndau rrugët me trajnerin Phillip Cocu.

Ndërsa sot, atij i është dhënë kontrata që do ta mbajë në klub në kohë afatgjate.

Shefi ekzekutiv i ekipit Stephen Pearce me rastin e besimit në Rooneyn ka deklaruar se janë të kënaqur me ecurinë e ekipit përgjatë periudhës transicionale me Rooneyn.

“Në nëntë ndeshje ne kemi përmirësuar mbrojtjen, që ka rezultuar me 5 ndeshje me portë të paprekur. Gjithashtu edhe sulmi ka shënuar përmirësim duke treguar efektivitet,” ka thënë Pearce për faqen e klubit të Derbyt.

Në anën tjetër Rooney është shprehur të jetë i nderuar me mundësinë që iu dha, duke pasur parasysh se ekipin e Derbyt para tij e kanë drejtuar emra të njohur të trajnerëve si Brian Clough, Jim Smith, Frank Lampard dhe Phillip Cocu.

Ndeshja e parë e Rooneyt si trajner zyrtar i ekipit do të jetë të shtunën ndaj Rotherhamit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League