BUNDESLIGA

Goli i Rashicës nuk mjafton, Wederi bie nga Bundesliga
22 May, 2021 @17:23
Skuadra e Werder Bremenit stinorin e ardhshëm do të luajë në ligën e dytë gjermane, pasi që me humbjen e sotme ndaj Monchengladbachut nuk ka arritur t’i sigurojë pikët e mjaftueshme për të mbijetuar.
Ndeshja filloi si mos më keq për Werderin, duke pësuar gol qysh në minutën e 3’. Në pjesën e dytë, Monchengladbachu shënoi edhe 3 herë, duke e quar rezultatin në 0-4. Werder Bremeni arriti të gjejë dy gola të shpejtë në minutat 80’ dhe 83’ përmes Rashicës dhe Fullkrugit, por që ishin të pamjaftueshme.
Werderi është skuadra e dytë që bie nga Bundesliga pas Schalkes, ndërsa në barazh për mbijetesë do të luajë skuadra e Elvis Rexhbeçajt, Koln.
Ekzistencën së paku edhe për një stinor e siguroi Arminia Bielefeld, e cila bëri detyrën duke e mposhtur Stuttgartin me rezultat 0-2.
TABELA PËRFUNDIMTARE